Tronditet Parisi/ Shpërthim i fuqishëm në qendër të kryeqytetit, raportohen të plagosur (FOTO+VIDEO)

0
58

Një shpërthim i madh ka tronditur Parisin, thonë autoritetet franceze. Shërbimet e urgjencës janë njoftuar për një shpërthim të fortë mëngjesin e sotëm, që thuhet se ka shkaktuar edhe të plagosur.

Fotot e ndara në mediat sociale treguan shtrirjen e madhe të shpërthimit, i cili duket se ka shkatërruar katin e parë të një ndërtese.

Banorët janë evakuuar dhe të tjerë janë këshilluar të shmangin zonën ndërsa ekipet kanë ndërhyrë në vend për të ndihmuar banorët.

Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, megjithatë ka raporte se kjo ishte për shkak të rrjedhjes së gazit në një furrë buke.

Mendohet se mund të ketë disa të plagosur, por policia ende nuk ka bërë ndonjë konfirmim.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj