Ç’po ndodh tek Ekonomiku? Mbi 200 studentë futen brenda (Video)

0
464

Prej 4 ditësh, studentët e fakulteteve kryesore në Tiranë vijojnë ngujimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre.

Një pjesë e studenteve kanë mbetur të bllokuar për më shumë se 48 orë në fakultete, pasi dyert kanë qenë të mbyllura.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “BalkanWeb” se mbrëmjen e sotme në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni.

Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.

Studentët pjesëmarrës edhe nga fakultetet e tjera të Universitetit të Tiranës pritet të bëjnë një mbledhje për të vendosur se çfarë do të bëhet me protestën e tyre në ditët në vijim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here