Flet biznesmeni i grabitur në Durrës. Ishin me uniformë të FNSH. Ja ku dyshoj

0
426
Detaje të tjera kanë dalë nga grabitja e ndodhur pak më parë në Shkozet të Durrësit, pre e së cilës ka rënë familja e një biznesmeni.
 Sipas të dhënave të para, mësohet se grabitësit kanë lidhur të gjithë anëtarët e familjes, dhe kanë marrë të gjitha paratë që ndodheshin në shtëpi, rreth 10 mijë euro, ndërsa pre e grabitjes ka rënë familja e biznesmenit Elton Kelmendi, i cili merret me transport ndërkombëtar.
 Sipas deklarimeve të dhëna për grupin hetimor, biznesmeni është shprehur se nuk ka arritur të njohë asnjë prej 3 autorëve, pasi mbanin të veshur uniformë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe kapuçë.
 Fillimisht, ata kanë lidhur çiftin e bashkëshortëve dhe djalin e tyre, ndërsa më pas kontrolluan në ambientet e brendshme të shtëpisë.
 Pasi kanë marrë shumë e parave dhe me vete në dalje kanë marrë dhe djalin e mitur, sapo kanë dal në rrugën kryesore, ata zbritën nga makina djalin e çiftit, i cili i tromaksur u kthye në banesë ku gjeti prindërit të lidhur.
 Dyshimet lidhen me persona të afërt të familjes Kelmendi, që kanë patur dijeni për shumën e parave që biznesmeni ka patur në banesë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here