Humb jetën polici kufitar në Sarandë (Emri)

0
477

Humb jetën një punonjës i Policisë Kufitare në Sarandë. Mësohet se Lani Goga, 63 vjeç, kishte dalë në det për kontroll dhe ka gjetur vdekjen.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas shokëve 63-vjeçari rreth orës 04:00 të nuk është ndjerë mirë.

Si pasojë ata kanë kthyer skafin drejt Sarandës për ta dërguar në spital. Mirëpo, 63-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë dhe është dërguar në spital i pajetë.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së punonjësit. Ndërsa, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, ku viktimës do t’i bëhet edhe ekspertiza mjeko-ligjore.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here