“Izotopet e topeve hajdute”, Romeo Kara kapet keq me Monika Kryemadhin

0
214

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se kryeministrit Rama i kanë mbetur dhe pak muaj jetë, për shkak të përdorimit të dograve. Ajo shpjegon efektet që kanë izotopet e alkoolodëve në trupin e njerëzit, duke thënë se kryeministri është nën këto efekte.

“Për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dh klinike. E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë le të pyes pedagogët e Fakultetit të Shkencave të natyrës që i ka anëtarë të PS-së që i ka dhe anëtarë të grupit parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël të cilat nuk duken në pamje të jashtme apo në formulat kimike por është në të dhënat e tyre në bazë të izotopeve.

Izotopet e alkooloideve për të gjithë ju shqiptarët, që janë drograt, izotopet e alkaloidëve kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 deri në 90 minuta, ndërsa ato të drogave sintetike kanë efekt të përjetshëm. Kryeministri ynë është nën efektin e këtyre izotopeve”, u shpreh Kryemadhi.

Pas kësaj deklarate juristi Romeo Kara shfaqet ironik dhe sarkastik në reagimin e tij, teksa shkruan: 

“Izotopet e topeve hajdute, po i bejne karshillik atyre te alkolodeve, dhe po na betohen me lote ne sy, se kurre nuk do te na braktisin, te na lene te qete dhe te shohin hallin e tyre. Perballe te gjithe llojeve te topeve, nga A te Z, duhet pozicionuar mire nga lartesite e perdhosura te Tomorrit, topi i ligjit, me shenjester kohore 1991-2019. Pastaj duhen vleresuar drejt, skorrjet e rraces njerezore, nese kane apo nuk kane ndonje izotop me vlere. Deri atehere le te mahnitemi nga krye’izotopja, larve mbareshtuese e topeve.”

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj