“Jetuan në një kishë”, sarandiotja që u bë yll i muzikës botërore rrëfen sakrificat e prindërve të saj

0
61

Amanda Koçi, e cila njihet nga të gjithë si Ava Max  është një nga emrat më të lakuar në industrinë e muzikës, për momentin. Këngëtarja është me origjinë nga Saranda dhe në një intervistë të dhënë ka treguar për sakrificat, që prindërit e saj kanë bërë për të. Ava Max është shprehur kështu: Gjithë jetën time kam vrapuar. Kam lëvizur shumë që kur isha 14 vjeç për të realizuar ëndrrën time. Por prindërit e mi kanë sakrifikuar shumë për mua. Në vitin 1990 apo 1991 ata lanë Shqipërinë dhe shkuan në Paris për një vit. Atje jetuan gjatë gjithë kohës brenda një kishe deri sa kur njohën një grua që u siguroi pasaporta dhe përfunduan në Uiskonsin, ku linda unë. Mbërritën në Amerikë duarbosh, pa para dhe pa ditur gjuhën. Ishte shumë e vështirë për ta. Mbaj mend kur isha e vogël që ata bënin nga tre punë për të na mbajtur. Kur e kujtoj, them sa me fat jam që bëj këtë punë”.Kujtojmë këtu se  kënga e saj “Sweet But Psycho” është një ndër më të dëgjuarat. Ndërsa më herët këngëtarja ka thënë se edhe pse ka lindur dhe është rritur në SHBA është 100% shqiptare.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj