Komedia “Këmbëzbathur në park”, e para shfaqje këtë vit në skenë te “arTurbina”

0
73

Komedia “Këmbëzbathur në park” është e para shfaqje këtë vit në skenën e “arTurbinës”. Vepra vjen në skenë si e para shfaqje për Teatrin Kombëtar dhe regjisori Lorin Terezi ka bërë bashkë një kastë aktorësh të njohur dhe emra të rinj. Vepra shkruar nga Neil Simon për regjisorin Lorin Terezi është dhe aktuale me kohët sot. Regjisori tregon se kërkesat për këtë shfaqje që për publikun erdhi në skenë në datën 10 për të vijuar dhe më 11, 12, dhe 13 janar kanë qenë të shumta. ““Këmbëzbathur në park” u rikthye në Teatrin Kombëtar këtë fundjave. Salla e mbushur me spektatorë, duartrokiti aktorët kur u shfaq më parë. Kërkesat për shfaqjen janë të shumta dhe telefoni bie pa pushim. Për shkak të kërkesave të shumta, komedia “Këmbëzbathur në park” do të jepet edhe javën tjetër, nga e enjtja në të diel”, tregon regjisori duke shtuar se të gjithë ata që duan ta ndjekin komedinë duhet të nxitojnë për biletat. Një shfaqje, objekt i së cilës është raporti i jetës pasmartesore dhe dëshira e femrës për të qenë ndryshe. Kjo komedi ne vetvete është histori e çdo kohe, ku raporti ne çift dhe dashuria pasionante e të sapomartuarve Kori dhe Pol, është në pikëpyetje teksa u duhet të përballen me problemet e shumta të përditshmërisë. Për regjisorin Lorin Terezi kjo është dhe një vepër e shkruar nga një prej autorëve të njohur dhe vlerësuar në botë. Dramaturgu dhe skenaristi Neil Simon ka mjaft vlerësime. Si një anëtar i famshëm “Your Show of Show”, Simon ishte shtylla e argëtimit për më shumë se 6 dekada. Në vitin 1991 fitoi Çmimin Pulitzer për Dramën me “Lost në Yonkers”. Ai ishte skenarist i komedive të paharrueshme si “The Odd Couple”, “Barefoot in the Park”, “The Sunshine Boys” dhe “Brighton Beach Memoirs”. Suksesi i tij i parë në Broadway ishte “Come Blow Your Horn” e vitit 1961. Ai ka shkuar shumë vepra komike që u bënë pjesë e teatrit amerikan në fund të shekullit të 20-të. Dhe kjo nuk ishte asgjë, pasi Simon shkroi më shumë se 30 drama. Duke shtuar dhe skenarët e tij origjinal si “The Out-of-Towners”, “The Heartbreak Kid”, “The Goodbye Girl” dhe “Seems Like Old Times”.

Aktualiteti dhe ngjarja

Sipas regjisorit Lorin Terezi edhe pse vepra i zhvillon ngjarjet në Amerikën e viteve ‘60 sërish ka referenca me aktualitetin dhe në ditët e sotme. “Vepra i zhvillon ngjarjet në vitet ‘60 në Amerikë. Kjo vepër është pjesë aktuale dhe në qendër të saj është një çift i ri që fillon jetë me vështirësitë, por dhe pritshmëritë që kanë për jetën si dhe ato probleme, që dalin nga realiteti që hasin. Kjo është ajo që më ka ngacmuar, dhe i referohet edhe aktualitetit tonë”, tregon regjisori Terezi, një nga emrat aktiv në jetën e artistike në vend. Në role vijnë aktorët Ledjon Zoi, Anila Balla, Marsel Greva, Ermira Gjata dhe Ardian Cerga. As regji Ervis Saliasi, skenografia Beqo Nanaj, kostumografe Bukuroshe Sinanaj. Regjisori Lorin Terezi tregon se ka qenë një punë mjaft komode me aktorët për të realizuar shfaqjen në skenën e teatrit. “Ishte shumë komode dhe mjaft profesionale puna me aktorët e sharjes. Profesionalizmi i Ardian Cergës dhe Ermira Gjatës sigurisht ndihmon gjithë trupën. Ne shfaqje Ermira ka rolin e një mamaje 60 vjeçare beqare që sytë i ka gjithmonë nga e bija, ndërsa Ardiani të një 60 -vjeçari snob që jeton në papafingo sipër çiftit protagonist. Në komedi Anila është roli i një vajzë të re e sapormatur me Polin, që ka gjithë entuziazmin për fillimin e jetës. Ndërsa Ledjoni që interpreton Pol, është burri i saj. Një avokat  i ri dhe ambicioz”, tregon mes të tjerave regjisori Lorin Terezi. Pas kësaj shfaqje regjisori Terezi tregon se të tjera projekte po në zhanrin e komedisë janë në planet e tij për në skenë.

Nga Julia Vrapi

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj