Përplasja Meta-Rama, ja veprimi i papritur i Bushatit

0
57
Emërimi i ministrit të ri të Jashtëm ka nxitur përplasje institucionale mes presidentit dhe kryeministrit. Këto përplasje, kanë prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë.
 
Sipas Top Channel, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme, ku duhej të takonte homologun e tij në Berlin, Heiko Mass.
 
Bushatin ka anuluar edhe dy takime në Bruksel më 10 janar, ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.
 
Pavarësisht kësaj situate dhe anulimit të axhendës së jashtme, mbeten të konfirmuara dy takime të tjera të ministrit Bushati me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në axhendë të enjten.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj