Rëndohet gjendja, Maradona përfundon në sallën e operacionit

0
445

Situata shëndetsore e Diego Armando Maradonës vazhdon të jetë e përkeqësuar. Mëngjesin e sotëm, ai i është nënshtruar një operacioni të vështirë pasi ka pasur hemoragji në stomak. Për fatin e mirë, gjithçka thuhet se ka shkuar pozitivisht për legjendën argjentinase. Avokati i tij onfirmoi në “Twitter” se Maradona ishte në gjendje të mirë dhe do të qëndrojë deri në 20 janar nën kujdesin e mjekëve. Nuk është hera e parë që Maradona ka probleme me shëndetin, pasi vitet e fundit varësia ndaj drogës dhe alkoolit po e shkatëron dita ditës. Shpresojmë që të rikthehet më i fortë se kurrë dhe me mendjen në vendin e duhur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here