Aksidentet, Fondi i Kompensimit për 2019 rreth 4.5 milionë euro

0
63

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare ka vendosur që Fondi i Kompensimit që do të paguhet nga kompanitë e sigurimit për efekt të aksidenteve do të jetë rreth 4.5 milionë euro. Në një vendim të marrë në ditët e fundit të dhjetorit AMF ka saktëusar se për detyrimet që lindin nga 1 janari 2019 deri në 31 dhjetor 2019 fondi është vetëm 100 milionë lekë kurse pjesa tjetër i takon detyrimeve të prapambetura dhe të papaguara ndër vite.

“Për vitin 2019, Fondi i Kompensimit për shlyerjen e detyrimeve që do të krijohen për pagesat e dëmeve të krijohet minimalisht në masën 566,461,885 lekë, i ndarë:

1.1  Fondi i Kompensimit në vlerën 218,588,436 lekë, për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve me datë ngjarje sigurimi deri në 31.12.2013 (që i përket praktikave të përfunduara në vlerën 11,098,321 lekë si dhe praktikave në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë);

1.2   Fondi i Kompensimit në vlerën 247,873449 lekë, për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve me datë ngjarje sigurimi pas 1 janar 2014 e në vazhdim (që i përket praktikave të përfunduara në vlerën 100,654,972 lekë si dhe praktikave në proces gjyqësor në Gjykatën e Apelit dhe në Gjykatën e Lartë);

1.3  Fondi i Kompensimit në vlerën minimale prej 100,000,000 lekë, për shlyerjen e detyrimeve për pagesat e dëmeve me datë ngjarje sigurimi nga 01.01.2019 – 31.12.2019” thuhet në vendimin e AMF.

Sakaq sipas të njëjtit document shoqërive të sigurimit u kërkohet që të krijojnë provigjon për shpenzime në pasqyrat financiare të vitit 2019, shumën totale prej 382,784,517 lekë, që i përket praktikave në proces trajtimi dhe në proces gjyqësor në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Byroja e Sigurimit që është edhe hallka që bën komunikimin me kompanitë e sigurimit për pjesën takuese të pagesës do të duhet të përllogarisë edhe detyrimin për vitin 2019. Pavarësisht vendimit fillestar AMF ka nënvizuar se lidhur me fondin e Kompensimit dhe provigjonet për vitin 2019 do të ketë një rishikim në baza tremujore për ndryshime të mundshme të tij duke ju përshtatur dinamikës së zhvillimeve.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj