Ç’po ndodh në selinë blu? Dy ambasadorë kërkojnë takim me Bashën

0
36

Ditën e sotme dy ambasadorët Luigji Soreca dhe Bernd Borchardt, respektivisht ambasadori i BE-së dhe OSBE-së do të zhvillojnë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Sipas burimeve nga selia blu bëhet e ditur se takimi mes Bashës dhe ambasadorëve është kërkuar nga këta të fundit.

Të njëjtat burime thanë se takimi ka në qendër të diskutimeve situatën politike në vend, protestat e studentëve e jo vetëm dhe Reformën Zgjedhore. Pas këtij takimi pritet edhe një dalje publike nga selia blu.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj