Detaje të reja mbi vrasjen e trefishtë/ Dhëndri acarohej shumë shpejt, kush ishte ish-bashkëshortja e tij me të cilën kishte edhe një fëmijë

0
464

Zbulohen të tjera të dhëna mbi fatkeqësinë që i trokiti familjes Mata ditën e sotme: burrë e grua vrarë nga dhëndri i tyre dhe ky i fundit, që vrau edhe veten.

Vajza e shtëpisë, Nevila Mata, sociologe, që punonte në OJQ të ndryshme në Tiranë, ishte martuar prej disa vitesh me autorin e krimit, Majlind Lalën dhe kishte me të një fëmijë të mitur.

Nevila gëzonte reputacion shumë të mirë në shoqëri, ndryshe nga i shoqi që njihej si problematik dhe acarohej shpejt.

Dhëndri kishte pasur konflikt me prindërit e së shoqes dhe sherri midis tyre precipitoi deri në vrasjen e trefishtë.

Nevila, bashkëshortja e autorit të krimit, me të cilin kishte fëmijë, por nuk dihet nëse ishin të celebruar ligjërisht, ka qenë një farë kohe jashtë vendit së bashku me të dhe përflitet se aktualisht ajo ndodhet në Suedi.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj