E arrestuan se i kërkoi para dhe s*ks qytetares, gjyqtari i Fierit bën veprimin që nuk pritej

0
382

Edhe pse i plasi skandali “sheshit”, gjyqtari, Roland Hysi mësohet se ka kërkuar lirinë nga qelia.  Në një video të publikuar Hysi shihet dhe dëgjohet teksa i kërkon para dhe seks një qytetarje në këmbim të vendimit në Gjykatë.  Por kjo video nuk e ka penguar Hysin i cili i kërkon Gjykatës së Apelit shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg”. Ankimi i Hysit është depozituar mëngjesin e së hënës nga avokati i tij, Alban Bengasi. Në ankim Hysi pretendon se video-përgjimi i publikuar në programin investigativ “Stop” është provë e papërdorshme, se nuk ka rrezik largimi dhe rrezik për dëmtimin e provave. Roland Hysi u denoncua teksa merrte rryshfet dhe kërkonte favore seksuale kundrejt një vendimi të favorshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here