Grabitja e armëve në bazën e Pashalimanit, kush janë 4 ushtarakët për të cilët prokuroria kërkon “arrest me burg” (EMRAT)

0
49

Ka filluar seanca gjyqësore për katër të arrestuarit lidhur me vjedhjen e armëve në Bazën Detare të Pashalimanit.

Prokurori ka kërkuar arrest me burg për 4 ushtarakët e arrestuar të cilët akuzohen për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.

Ushtarakët e shoqëruar në polici janë Ervis Vladimir Memsulaj, 23 vjeç, banues në Bashaj të Vlorës; Ardit Haris Ramaj, 25 vjeç, banues në Bolenë të Vlorës; Edlir Nuri Nelaj, 42 vjeç, banues në lagjen 10 korriku të Vlorës dhe Lesko Halo Ramosaçaj, 52 vjeç, banues në lagjen 28 nëntori të Vlorës.

Kujtojmë se dy ditë me parë, në bazë janë vjedhur dy arka me granata dhe 3 armë të llojit automatike ndërsa ushtari që presupozohej të ruante municionet, nuk ishte në vendin e punës.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj