“I ka bllokuar kryeministri”/ VOA nxjerr përgjimet për ish-drejtorin e Burgjeve (VIDEO)

0
512

Zëri i Amerikës ka zbardhur një pjesë të përgjimeve për ish-drejtorin e Burgjeve, , Arben Çuko, duke ekspozuar farsën e konkurseve publike dhe ndërhyrjet për punësime nga zyrtarë lokalë, deputetë të Partisë Socialiste dhe në një rast, edhe nga drejtoresha e kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga. Zëri i Amerikës paralajmëron se do të publikojë materialin e plotë në orën 18:00. Një pjesë nga përgjigjet e publikuara nga VOA: 0672088814: O Gerti gjithçka është e bllokuar nga Kryeministri, edhe nuk e di kur do zhbllokohet. Ata janë në listë, o tani o në Shtator. Këta të tjerët janë në listën e fierit, kështu janë. Unë pres që nëse pasnesër do më pyes sa veta do fusësh, 250 nga 1 tek 250. Unë se di ca do thot ai tashi 0692876209: E kuptoj… 0672088814: Ki parasysh se Lushnja nuk ka asnjë vend boshe. Fier ka 20 vende dhe kane sjell 200 veta.. 0692876209: E di vlla 0672088814: Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe ishin të gjithë listat e partis… 0692876209: E kuptoj 0672088814: E kishin të qartë ata, hajt se po i fusim në burgje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here