KLP letër urgjente Arta Markut, çfarë kërkojnë nga kryeprokurorja (DOKUMENT)

0
18

Kryetari i Komisionit Këshillor të Reformës, Gent Ibrahimi, i ka kërkuar përmes një letre ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni dhe kryeprokurores së Përgjithshme, Arta Marku, zgjerim të ambienteve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Kërkohet mundësia për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme, pasi ambientet e përkohshme në ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme.

“Pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, me vendimin e datës 19.12.2018, anëtarët e Këshillit janë në pritje të ambienteve të punës, të cilat për momentin janë në proces arredimi.

Meqenëse ambientet e përkohshme në Ministrinë e Drejtësisë janë të pamjaftueshme dhe të papërshtatshme për funksionimin normal të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, lutemi na krijoni mundësinë për të shfrytëzuar disa ambiente në godinën e Prokurorisë së Përgjithshme si salla e mbledhjes dhe disa zyra në katin e tretë për një periudhë kohore, deri në akomodimin përfundimtar në ndërtesën që na është vënë në dispozicion nga Këshilli i Ministrave,” shkruhet në letër.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj