Mbërrin në Romë terroristi i deportuar italian

0
556

Ka mbërritur në aeroportin e Ciampinos në Romë, terroristi italian i deportuar nga Bolivia, Cesare Battisti, i cili u arrestua atje mbrëmjen e 12 janarit 2019. Të pranishëm në aeroport ishin ministri i Brendshëm, Matteo Slavini dhe ministri i Drejtësisë, Alfonso Bonafede. 65 vjeçari, anëtar i grupit të së majtës ekstreme komuniste “Proletarët e armatosur për Komunizmin”, është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetshme me akuzën e vrasjes së 4 personave. Pas arratisjes nga burgu i Frozinones, në vitin 1981, Cesare Battisti ishte fshehur fillimisht në Francë, Meksikë e së fundmi në Brazil, ku ish Presidenti brazilian Lula i dha të drejtën e azilit politik. Italia gjatë këtyre viteve ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij, gjë që nuk është pranuar nga ish-Presidenti brazilian Lula. Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejoj ekstradimin e Cesare Battistit në Itali. Menjëherë  pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktisi banesën në Cananeia pa lënë gjurmë, së bashku me familjen e fëmijët. Cesare Battisti u arrestua nga një aksion i përbashkët i Interpolit me pjesëmarrjen e agjentëve të policisë së forcave speciale italiane. Ai ishte maskuar më një mjekër të rreme e me syze dielli dhe shëtiste i lirë në një rrugë në Santa Cruz të Bolivisë.Pas mbërritjes në Itali, Cesare Battisti do të vuaj dënimin në burgun roman të Rebibias, në një zonë të izoluar të sigurisë së lartë për terroristët. Në 6 muajt e parë do të jetë në izolim të plotë nga të burgosurit e tjerë.Është ky një moment i rëndësishëm për drejtësinë italiane, për demokracinë e mbi të gjitha për familjarët e viktimave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here