Përfundon mbledhja me dyer të mbyllura e Kryesisë së PS-së, porositë e prera që dha Rama

0
383

Mëngjesin e së hënës, socialistët kanë mbledhur Kryesinë, mbledhja e parë e këtij organi për vitin 2019. Ashtu sikundër edhe në të kaluarën, mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa në përfundim të saj, asnjë prej anëtarëve të Kryesisë nuk pranoi të komentonte për mediat.

Mësohet se përreth 60 minuta, kryeministri dhe kreu i PS-së, Edi Rama, ka folur para anëtarëve të Kryesisë, sa i takon nisjes së përgatitjes së zgjedhjeve të 30 qershorit.

Duke qenë se anëtarët e Kryesisë, janë edhe drejtuesit e PS-së në qarqe, mësohet se Rama ka kërkuar prej tyre nisjen e organizmit të strukturave të PS-së në bazë, për të qenë të gatshëm në zgjedhje.

Mbledhja në fjalë, i paraprinë mbajtjes së Kongresit të PS-së, i cili do të shënojë edhe fillimin e fushatës për zgjedhjet vendore për socialistët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here