Rama konfirmon veten si ministër i Jashtëm, por ja lëvizja e papritur e Bushatit

0
60

Ditmir Bushati do të jetë në detyrën e ministrit të Jashtëm, të paktën, edhe ditën e nesërme. Ministria e Jashtme, përmes një njoftimi për mediat bën të ditur se mesditën e së martës, në cilësinë e ministrit, Bushati do të zhvillojë një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi, teksa pas takimit dy ministrat do të jetë kenë edhe një konferencë të përbashkët për mediat. “Nesër, datë 15 Janar 2019, ora 12:00, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati do të zhvillojë një takim zyrtar me Ministrin e Jashtëm të Italisë, Enzo Milanesi. Pas takimit, të dy ministrat do të dalin në konferencë për shtyp. Ftohen mediat të ndjekin aktivitetin’, thuhet në njoftimin e ministrisë. Ndërkohë, sot, kryeministri Edi Rama njoftoi se do të jetë ai ministri i Jashtëm i Shqipërisë pasi Presidenti refuzoi të dekretonte emrin e Gent Cakajt.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj