Rama: Me Metën shihemi në gjyq, do jem de jure Ministër i Jashtëm

0
62

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me zërat se do të ishte në rolin e ministrit të Jashtëm deri në momentin që Bushati do çdekretohet nga Meta.

Në një status në Twitter, Rama shkruan se Meta nuk e ka çdekretuar Ditmir Bushatin si ministër i Jashtëm, duke e konsideruar këtë shkelje.

Ai konfirmon se deri në ditën që Meta do e çdekretojë, do të qëndrojë vetë në rolin e ministrit të Punëve të Jashtme.

“Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues. Shkelje e radhës që do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese. Deri atë ditë që vjen shumë shpejt,do të jem de jure në këtë rol sepse s’kemi kohë për të humbur në kërkim të Presidentit,” shkruan Rama në Twiiter

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj