Refuzimi i Gent Cakajt, zbulohen dy skenaret e PS për Ministrin e Jashtëm

0
59

Në një kohë kur propozimi i kryeministrit Edi Rama si ministër të Jashtëm të Gent Cakajt, shkaktoi debate mes tij dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij, ngelet ende mister se kush do të kandidohet në këtë detyrë.Mësohet se nga mbledhja e sotme e Kryesisë së PS-së që u zhvillua sot, PS ka dy versione për ministrin e ri te Jashtëm, ose do të çojë sërish emrin e Gent Cakaj, ose vetë kryeministri Rama do propozohet në postin e ministrit të Jashtëm.

Mësohet se socialistët do ti votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, të gjithë ministrat e rinj. Për ta zgjidhur ngërçin kryeministër-presidencë, PS do e dergojnë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj