Ritenderimi i segmentit për “Unazën e Re”, zbulohet cilat janë 6 kompanitë në garë

0
484

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka mbyllur procesin e ofertave të cilat kanë ardhur nga kompanitë për lotin e parë të Unazës së Re.

Pas skadimit të këtij afati, ARRSH bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion

2. GD Granit AD Skopje

3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.

4. Geci sh.p.k.

5. ANK sh.p.k.

6. Baftjar Murati

Lidhur me këtë ritenderim, drejtuesja e Departamentit të Antikorrupsionit në PD denoncoi sot se fituesi i tij është i paracaktuar. Lealba Pelinku, u shpreh se fituesi është paracaktuar dhe sipas demokratëve ai do të jetë Rrok Gjoka.

DEKLARATË E AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR

Në përgjigje të interesimit të medias dhe në kuadër të transparencës ndaj opinionit publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se ditën e sotme në ora 11:00 ka përfunduar afati për dorëzimin e ofertave në garën për procedurën e “Rehabilitimi i segmentit rrugor mbikalimi pallati me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja, Loti 1”.

Pas skadimit të këtij afati, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se kanë dorëzuar oferta 6 operatorë ose bashkime operatorësh ekonomik.

1. Curri sh.p.k. & Vëllezërit Hysa sh.p.k. & Agri Konstruksion

2. GD Granit AD Skopje

3. Gjoka Konstruksion SH.A. & Shansi ivest sh.p.k.

4. Geci sh.p.k.

5. ANK sh.p.k.

6. Baftjar Murati

Në përputhje me ligjin e Prokurimit Publik, Autoriteti Rrugor Shqiptar tanimë ka filluar procedurën e vlerësimit të dokumentacionit të paraqitur. Pas shqyrtimit të dokumentacionit do të kalohet në vlerësimin e ofertave, shpalljen e rezultatit dhe bërjen e tij publike.

Kriteret dhe kërkesat ligjore në këtë garë, të publikuara edhe në Agjencinë e Prokurimit Publik janë të njëjtat me ato të garës së mëparshme për të njëjtin lot të unazës dhe nuk ka ndryshuar asnjë prej tyre.

ARRSH u kërkon partive politike të lejojnë respektimin e procedurave ligjore, të mos dëmtojnë procesin e garës dhe të mos intimidojnë komisionin e vlerësimit të ofertave. Ligji për Prokurimin Publik dhe gara e hapur përmes platformës së Agjencisë së Prokurimit Publik krijon të gjitha mundësitë për transparencë të plotë në këtë proces të rëndësishëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here