Taksa 100% ndaj Serbisë, SHBA i dërgon urdhër të prerë Haradinajt

0
20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk shohin ndonjë përfitim të Kosovës nga vendosja e taksës prej 100 për qind për mallrat serbe. Shteti që synon t’i japë vulë marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë, nëpërmjet përfaqësisë diplomatike në Prishtinë, ka kërkuar nga Qeveria pezullimin e vendimit për taksën, në mënyrë që t’i jepet shans arritjes së marrëveshjes. Ambasada amerikane në Prishtinë ka listuar dy interesat thelbësore në fazën e ardhshme, për të cilat kanë thënë se duhet të jenë prioritet për Kosovën.“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar prej lidershipit të Kosovës në mënyrë të përsëritur që të pezullojë menjëherë taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Siç kemi thënë, ne nuk shohim ndonjë përfitim të Kosovës nga këto masa. Ne fuqishëm inkurajojmë ripërtëritjen e fokusimit në qëllimet thelbësore të Kosovës- të ardhmen evropiane dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane. Ndryshe, vendimi i 21 nëntorit i Qeverisë së Kosovës bëri bujë, pasi taksa 100% uli deri në 99% importin e mallrave nga Serbia.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj