Zvarriti çështjen, nuk deklaroi 3 makinat dhe apartamentin, KPK shkarkon kryegjyqtarin e Laçit

0
449

Problemet me pasurinë dhe aftësitë profesionale ngelën në testin e vettingut drejtuesin e Gjykatës së Kurbinit, Alfred Gjoni. KPK ka vendosur sot shkarkimin nga detyra të kryegjyqtarit Alfred Gjoni.

Vendimi vjen pak ditë pas seancës dëgjimore, në të cilën kryegjyqtari u akuza se nuk arrinte të justifikonte pasurinë e tij, ndërsa u ngritën dyshime edhe në lidhje me aftësitë profesionale.

SENCA DEGJIMORE

Relatori i çështjes, Roland Ilia, tha në fillim të seancës se hetimi administrativ për Gjonin kishte përfunduar vetëm në dy kritere të rivlerësimit, atë të pasurisë dhe aftësive profesionale.

 Për këtë të fundit, nga vlerësimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, por edhe nga hetimet e KPK-së, ka rezultuar se në 6 dosje të shqyrtuara, ai ka tejkaluar afatet e gjykimit dhe ka pasur mungesë të arsyetimit të vendimeve gjyqësore. “Subjektit të rivlerësimit i ka kaluar barra e provës, së pari për zvarritjen e 6 çështjeve gjyqësore për shkak të organizimit jo të mirë të punës nga ana e tij.

Duke tejkaluar standardin kohor, ku një nga çështjet ka zgjatur mbi katër vjet. Dhe së dyti, për 3 çështje gjyqësore, për mungesë të argumentimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor”, tha relatori i çështjes. Në lidhje me konstatimet e Komisionit, gjyqtari u mbrojt duke thënë se për zvarritjen e proceseve, ka ndodhur pasi ai ka pasur ngarkesë, ndërsa shtoi se ka shqyrtuar çështje edhe në gjykata të tjera, kjo për shkak të delegimit nga ana e KLD-së.

PASURIA DHE PROBLEMET

Në lidhje me kriterin e pasurisë, KPK ka konstatuar një sërë problemesh për apartamentin e banimit me sipërfaqe 60 metra katrorë, blerë në shumën 1 milion e 900 mijë lekë në vitin 2001. Burim i krijimit janë deklaruar kursimet nga paga ndër vite dhe kontributi i dhënë nga familjarët e tij, konkretisht, babai dhe vëllai. Këta të fundit i kanë dhuruar shumën e parave nga shitja e pronave në Laç.

Probleme janë konstatuar edhe me shtesën prej 47.7 metra katrorë, që i është bërë këtij apartamenti. Sipas Komisionit, për shtesën, gjyqtari ka deklaruar se ka investuar çdo vit nga pak, ndërsa burim krijimi ka deklaruar kursimet nga paga. Referuar deklarimit, kjo shtesë i ka kushtuar gjyqtarit rreth 600 mijë lekë.

“Në lidhje me kriterin e pasurisë, apartament me sipërfaqe 60 metra katrorë, komisioni, pas hetimeve, ka konstatuar se gjyqtari nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për mobilimin e apartamentit, pasi në datë 06.06.2001, ai ka pasur gjendje 745 154 lekë, ndërsa shuma 654 846 lekë nuk justifikohet me dokumentacion provues”, tha relatori. Gjithashtu, gjyqtari nuk provon me dokumentacion provues, marrjen e shumës prej 500 mijë lekë nga familjarët.

Të ardhurat e të cilave kanë shërbyer si burim për blerjen e apartamentit. “Subjekti e ka blerë apartamentin në një çmim shumë më të ulët se çmimi i tregut të lirë, duke krijuar dyshime të një veprimi financiar të pajustifikuar dhe pambështetura në ekonominë e tregut. Subjekti nuk ka deklaruar vlerën e mobilimit të apartamentit në deklaratën veting, si dhe ka mospërputhje me deklarimet e tij gjatë hetimit administrativ”, shpjegoi Ilia. Në lidhje me shtesën e bërë në apartament, ka mospërputhje midis deklaratës së gjyqtarit dhe të dhënave të administruara nga KPK, në lidhje me vitin e ndërtimit, të ardhurat si dhe ka mungesë financiare.

KONFLIKTI I INTERESIT

Referuar raportit, Komisioni ngriti dyshime se gjyqtari është gjetur në kushtet e konfliktit të interesit në dy raste. Relatori i çështjes, Roland Ilia, tha se gjyqtari nuk ka deklaruar përdorimin e dy mjeteve në pronësi të personave të tjerë. Për të dyja rastet, rezultonte se gjyqtari gjendej në kushtet e konfliktit të interesit, pasi ka pasur në përdorim mjetin në pronësi të personit me inicialet L.N. Ndërkohë, rezulton se gjyqtari ka pasur në shqyrtim një çështje ku ky shtetas, ka qenë palë në proces. Rasti tjetër ka të bëjë me përdorimin e mjetit të personit me iniciale I.D., i cili është avokat dhe Gjoni ka gjykuar çështje që ai ka qenë mbrojtës i një pale në proces.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here