Maqedoni, Qeveria: Pas shkeljes së kushtetutës nga Ivanov, vazhdon demokracia e kuvendit

0
408

Qeveria e Maqedonisë reagoi sot ndaj presidentit Gjorge Ivanov, i cili tha më herët  se publikimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në “Gazetën Zyrtare” paraqet vepër penale. Në një deklaratë qeveria e Zoran Zaev tha: “Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në Republikën e Maqedonisë dhe Ligji për Ratifikimin e Marrëveshjes përfundimtare është në kompetencë të plotë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”. Nga  Qeveria e Maqedonisë shtuan se mbështetet vendimi që të dy ligjet të publikohen në “Gazetën Zyrtare” me nënshkrimin e kryetarit të Kuvendit, duke patur parasysh shkeljen e Kushtetutës nga ana e kryetarit, Gjorge Ivanov. Sipas tyre Ivanov ishte i obliguar që të nënshkruaj dekretin për shpalljen e të dyja ligjeve dhe atëherë kur ai, siç thonë nga ata, vendos që të shkel Kushtetutën, është e patjetërsueshme që të merren masa në pajtueshmëri me Kushtetutën, me qëllim që të vazhdojë të funksionojë demokracia kuvendare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here