Nis pagesa e këstit të 10 për kategorinë parësore të ish të dënuarve politikë, procedura dhe dokumentacioni për aplikimin

0
542

Ministria e Financave dhe Ekonomisë informon se ka filluar procedurën e pagesës së këstit të dhjetë për kategorinë e subjekteve përfituese parësore, me Urdhrin nr. 17, datë 11.01.2019 të ministrit të Financave dhe Ekonomisë. Pagesa për kategorinë e subjekteve parësore, kryhet sipas kësaj radhe: Ish të dënuarat politike gra, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës; Ish të dënuarit politikë, që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshën mbi 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, sipas përcaktimit të aktit nënligjor të posaçëm; Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha, kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji; Ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës dhe që kanë moshë nën 75 vjeç me hyrjen në fuqi të këtij ligji.

Nënkategoria e parë dhe e dytë

Të gjithë subjektet përfituese të cilët janë pjesë e nënkategorisë së parë dhe të dytë, duhet të paraqiten në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë për të plotësuar Deklaratën Personale të Aplikuesit me qëllim mundësimin e printimit të certifikatës së tyre personale nëpërmjet portalit të ofrimit të shërbimeve të qytetarëve online, e-albania. Gjithashtu këto subjekte duhet të depozitojnë pranë zyrave të Ministrisë së Financave numër llogarie bankare në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë. Për nënkategorinë e tretë parësore ish të dënuarit politikë, të cilët vuajnë nga sëmundje të rënda, dokumentet që duhet të depozitojnë janë: Deklarata Personale e Aplikuesit; Numër llogarie bankare në një nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë; Vendimi i KMCAP, (KEMP-i epror), i cili vërteton humbjen e plotë të aftësisë për punë, origjinale; Epikrizë për sëmundje onkologjike, malinje dhe sëmundje të gjakut të pashërueshme.

Kategoria e katërt parësore

Për kategorinë e katërt parësore ish të dënuarit politikë që jetojnë në momentin e dhënies së pagesës, të cilët pavarësisht nga mosha kanë pasardhës të radhës së parë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë; Deklarata Personale e Aplikuesit; Numër llogarie bankare në lekë në njërën nga bankat e nivelit të dytë që vepron brenda territorit të Republikës së Shqipërisë (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv); Certifikatë familjare ku të përfshihet fëmija i mitur; Certifikatë personale të fëmijës/fëmijëve të mitur.

Kategoria e pestë parësore

Për kategorinë e pestë parësore ish të dënuarit politikë që nuk jetojnë dhe që kanë trashëgimtarë të radhës së parë, të cilët janë në moshë të mitur, me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dokumentet që duhet të dërgojnë janë: Certifikatë vdekje e ish të dënuarit politik; Certifikatë e trungut familjar të ish të dënuarit politik, ku të përfshihen: fëmija/fëmijët e mitur; Certifikatë personale e të miturit/miturve, trashëgimtarë të radhës së parë të ish të dënuarit politik që nuk jeton; Dëshmi trashëgimie për ish të dënuarit politikë, origjinale ose kopje e noterizuar; Vendim Gjykate të kujdestarisë mbi të miturin në rastin kur edhe nëna/babai i të miturit nuk jeton më; Nr. llogarie bankare në lekë; Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të kujdestarit ligjor.

Delegimi me prokurë

Ish të dënuarit politikë që jetojnë ose trashëgimtari ligjor, kanë të drejtë ta delegojnë me prokurë të posaçme, tërheqjen e dëmshpërblimit financiar. Në këto raste veprimet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryhen në emër të personit me këtë të drejtë. Personi me këtë të drejtë, duhet të dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: Prokurën e Posaçme, origjinale, bashkëlidhur duhet të ketë kopje të vlefshme të dokumentit të identitetit (kopje ID-je, Pasaporte) për çdo të përfaqësuar; Numër llogarie bankare në lekë; Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të tij; Deklaratë personale e aplikuesit. Ish të dënuarit politikë që jetojnë, ose trashëgimtari ligjor të cilët figurojnë të ҫ’rregjistruar në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile, pasi kanë lënë nënshtetësinë shqiptare ose figurojnë me dy nënshtetësi, duhet të dërgojnë një dokument identifikimi të vlefshëm (vërtetim gjallësie) jo më e vjetër se sa një javë nga data e dorëzimit, me vulë Apostile/ legalizuar nga vendi në të cilin janë rezidentë, të përkthyer dhe noterizuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here