Shaqiri, transferimi më i goditur në Premier League për këto arsye

0
441

Xherdan Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar nga Stoke City te Liverpool për 12 milionë euro, megjithatë shumë pak besuan te ky futbollist.

Por, me paraqitjet e tij në fushë, sulmuesi shqiptar ua ka mbyllur gojën të gjithëve dhe po tregon se është i denjë për fanellën e titullarit te skuadra e kuqe.

Revista e famshme botërore, ‘Four Four Two’ ka bërë një shkrim special për transferimin e Shaqirit te Liverpooli duke e quajtur goditjen më të madhe në merkaton e Premier Leagues.

Sipas kësaj revizte, Shaqiri ka arritur shumë mirë ta mbulojë hapësirën e brazilianit Coutinho që në janarin e vitit 2018 kaloi te Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here