Daçiç zbulon detajet e rënda nga sherri me Thaçin në Bruksel: U ngritëm mbi tavolinë, iu sulëm…

0
376

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka treguar të tjera detaje lidhur me përplasjen fizike të ndodhur në Bruksel mes tij, presidentit Vuçiç, ministrit të Drejtësisë të Kosovës Hajredin Kuçit dhe presidentit Hashim Thaçi.

“U mërzita dhe u thashë gjithçka. Edhe ata filluan të na akuzonin për gjenocid dhe se jemi vrasës serb. Në atë moment ne u ngritëm mbi tavolinë dhe iu sulëm. Të gjithë të pranishmit e tjerë u larguan deri sa ndërhynë për të na ndarë”, ka thënë Daçiç.

Ndërkohë më herët lideri serb, Vuçiç në një intervistë për “TV Pink” zbuloi përleshjen fizike që ka ndodhur në Bruksel, ndërsa tha se zakonisht flasin anglisht në tryeza dhe kur nxehen ia kthejnë në serbisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here