Makinat e përdorura/ Këto janë udhëzimet për kushtet që duhet të përmbushin

0
485

Postuar: 16/01/2019 – 08:34

Jo të gjithë e kanë luksin të blejnë një automjet të shtrenjtë të prodhuar pas vitit 2010, me një çmim relativisht të lartë krahasuar me pagat e ulëta në vend.Në vend pas ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, do të lejohen të importohen vetëm mjete të përdorura që plotësojnë standardet “Euro 5” të shkarkimeve në ajër.

Makinat e prodhuara para vitit 2010 janë ndaluar të hyjnë në Shqipëri, pasi rrisnin ndotjen e ajrit dhe gjithashtu për të shmangur futjen e makinave për skrap në vend.

Ligji për ndalimin e importit të makinave të prodhuara para vitit 2010, preku thellësisht biznesin e vogël, gjë që çoi edhe në falimentimin e tyre.

Në lidhje me këtë është miratuar një udhëzim që përcakton në mënyrë të detajuar kushtet që duhet të përmbushin mjetet që do të lejojnë të importohen.

Udhëzimi, “Për përcaktimin e kushteve teknike lidhur me karakteristikat funksionale të sistemeve dhe pajisjeve dhe gjendjes tekniko-fizike të automjeteve që do të importohen në Republikën e Shqipërisë” mban firmën e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ndalet kryesisht në mënyrën sesi do të bëhet verifikimi i treguesve teknike të mjeteve.

Kështu në udhëzim përcaktohet se Verifikimi, pas këqyrjes së kujdesshme të mjetit dhe kontrollit të dhënave me dokumentacionin teknik shoqërues të tij nga specialistët përkatës, konsiston së pari në leximin dhe përcaktimin e saktë të dhënave mbi identifikimin e mjetit, bazë e të cilit është numri i identifikimit i stampuar në shasi dhe/ose pllaka identifikuese, raporton Monitor. Së dyti në  vitin  e prodhimit të mjetit. Së treti në verifikimin e kategorisë mjedisore sipas përcaktimeve në dokumentin teknik të origjinës, si dhe verifikimin e standardit për normat e publikuara për mjete të prodhuara jo për vendet e Bashkimit Evropian.

Në rastet kur ka mungesë të kategorisë mjedisore në dokumentin teknik të origjinës, do të jetë kriter vlerësues viti i prodhimit, por gjithmonë nëse nuk ka të dokumentuar nivel të ndotjes në kundërshtim me pikën 1 të këtij udhëzimi që lidhet në fakt me normat e shkarkimeve në ajër për kategoritë M dhe N të mjeteve sipas listës së standardeve të Bashkimit Europian (pjesa që njihet si euro 3,  euro 4  dhe euro 5).

Udhëzimi parashikon edhe rastet kur makina nuk do të kalojë zhdoganimin.

“Çlirimi doganor dhe/ose regjistrimi do të refuzohet të kryhet për mjetet motorike të kategorive M1, M2 dhe N1, për: a) Autoveturat e reja me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; b) Mjetet motorike të tjera të reja të kategorive M2 dhe N1, me zero km dhe që nuk janë regjistruar më parë për qarkullim në asnjë shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 5; c) Autoveturat e përdorura (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 4) dhe janë prodhuar jo më shumë se 10 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri; ç) Mjetet motorike të tjera të përdorura, të kategorive M2 dhe N1 (të gjitha ato që nuk janë me zero km dhe që janë regjistruar më parë për qarkullim në rrugë në një shtet tjetër, të cilat nuk përmbushin normën euro 3) dhe janë prodhuar jo më shumë se 15 vjet para datës së regjistrimit të parë në Shqipëri” nënvizon udhëzim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here