Bora pushon por rikthehen ngricat, ARRSH zbardh akset më problematike në vend, thirrje shoferëve të tregojnë kujdes

0
553

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dhënë informacion për situatën e akseve rrugore në vend si pasojë e reshjeve të dëborës dhe të ngricave. Në rajonin verior gjatë natës nuk ka pasur reshje dëbore, ndërsa në akset ku është e pranishme ngrica, është bërë shpërndarja e kripës nga firmat kontraktor. ARRSH tha se disa akse në veri të vendit janë të kalueshme me zinxhir. Zonat problematike në zonën e veriut janë: Domaj-Draj Reç; Ura e Cerenecit-Stebleve; Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë-Drajë; Peshkopi-Ushtelencë; Qafë Bualli-Krastë; Trebisht-Doganë”. Ndërsa në akset e tjera qarkullimi i është kthyer normalitetit. Në Rajonin Qendror, ARRSH njoftoi se gjatë natës nuk ka pasur reshje, duke shtuar se ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit. Në disa akse të Rajonit Qendror, është e nevojshme përdorimi i zinxhirëve, si pasoj e ngricave në rrugë. “Rajoni Qendror: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash. Ka përmirësim të situatës në akset e Dajtit. Në aksin nga Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente. Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave. Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Qafë Mollë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave. Aksi Krujë-Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir. Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir. Në akset e tjera qarkullimi është normal”, njoftoi ARRSH. Por edhe Rajoni Jugor ka qenë problematik, për shkak të motit të keq. Edhe pse temperaturat vijojnë të jenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës, nuk ka pasur reshje gjatë natës. ARRSH tha se në këtë rajon qarkullimi mund të kryhet pa zinxhirë. “Rajoni Jugor: Gjatë natës nuk ka pasur reshje. Temperaturat kanë qenë të ulëta, sidomos në Qarkun e Korçës. Që në orët e para të mëngjesit, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktonit për parandalimin e ngricave në rrugë. Në Qarkun Korçe qarkullimi kryhet normalisht, pa zinxhir. Në Qarkun Gjirokastër qarkullimi normal pa probleme. Në Qarkun Vlorë qarkullimi i mjeteve bëhet normalisht pa zinxhir. Të gjithë kontraktorët janë në gatishmëri dhe kanë bërë që në orët e para të mëngjesit shpërndarjen e kripës në akse, për shkak të prezencës së ngricave në rrugë”, njoftoi ARRSH. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here