“Bleu kampin e punëtorëve 800 mijë dollarë dhe e shndërroi në Santa Quaranta”, avokati i Balilit zbulon detajet e pathëna: Berisha është xheloz…

0
795

Avokati i Klement Balilit, Baftjar Rusi deklaron se e gjithë ajo që thuhet për të është e pavërtetë.

I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rusi tha se e gjithë historia me Balilin lidhet me xhelozinë që kishte Greqia ndaj klientelës që ai po merrte me kompleksin Santa Quaranta. Rusi tha se ai e bleu ish-kampin e punëtorëve për 800 mijë dollarë dhe e ktheu në një kompleks madhështor. Ndonëse jo bindëse sipas Rusit Greqia, Beriaha dhe DEA janë bërë xhelozë për biznesin dhe fuqinë e Balilit dhe familjes së tij dhe nga kjo u amplifikua emri “Eksobar i Ballkanit” dhe baron.

-Zoti Rusi, përse ju zgjodhi pikërisht ju Klement Balili avokat?

Njohja ime është e hershme. Kam qenë avokat i familjes sepse ata kanë shumë prona dhe kanë patur procese. Kryesisht çështjet kanë qenë tregtare dhe biznesi. Unë jam prej 18 vitesh avokat i familjes Balili dhe e njoh mirë. Ata janë pesë vëllezër dhe kanë shumë aktivitete. Kam qenë avokat në shumë procese që kanë qenë të karakterit civil. Kryesisht çështjet i kanë fituar sepse kanë patur të drejtë në bazë të provave dhe të ligjit.

-A je i kënaqur me pagesë?

Është një pagesë normale e zakonshme sipas tarifave.

-Tani mos më thuaj tarifa sepse të jesh avokat i atij që e quajnë Eskobar i Ballkanit dhe të zësh në gojë tarifat e zakonshme nuk e ha njeri.

Unë nuk e di që Shqipëria të ketë Eksobar. Edhe në vendet me trafik të njohur të narkotikëve nuk di t’i kishin thënë dikujt Eskobar. E kemi kapur thonë ata përjashtoi disa përgjime por nuk dihet as numri nëse është i tij. Nuk ka orgjinalitete dhe emër të përcaktuar.

-A e di Klement Balili se kush është Eskobari?

Ai as e ka idenë. Përherë të parë e dëgjoi Eskobarin kur i thanë që ishte ai vetë si Eskobari. Keli qesh me vete kur e dëgjon fjalën Eskobar.

-Kush ka të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu, apo avokati shqiptar Baftjar Rusi?

Më kujton librin “Brenga e Ballkanit” ku Edith Durhamin e shikon si diçka të rrallë dhe Klementin kështu e shikojnë.

-Si pritet të shkojë procesi?

Ne avokatët do kërkojmë gjykim të shkartuar dhe besojmë se çështja do mbyllet shumë shpejt. Nuk ka prova dhe jam i bindur se nuk do ketë dënim të rëndë. Kjo drogë për të cilën akuzohet Balili nuk është kapur në territorin shqiptar e as në ujërat tonë por në një ishull të shkretë të Greqisë dhe atje janë arrestuar dy persona Petro Dajlani dhe Kleanthi Lala. Ata nuk kanë përmendur emrin e Balilit. Nuk ka prova dhe do kërkojmë pafajësi deri në fund.

-Si është historia e bizneseve të Balilit?

Ajo Santa Quaranta që duket madhështore ka qenë ish kampi i punëtorëve që u rikonstrukta. Balili e bleu me ankand me çmimin për 800 mijë dollarë.

-Nga i bëri 800 mijë dollarë?

Nga burime të ligjshme. Me aktivitete tregtare me polici private dhe ndërtime.

-Po përse u lidh politika?

Sepse ka xhelozi për Balilin. Duke qenë se kanë patur shumë vota si familje e madhe dhe lidhje pune tregtare imagjinoni te Santa Quaranta kishte të punuar 500 persona kamerierë dhe punonjës të një biznesi kaq brilant që u bë xheloz Greqia. Përse nuk e bëni këtë lidhje.

-Vërtetë Santa Quarata është më e mirë se të tjerët por nuk bëhet xheloz Greqia për Santa Quaranta se na hoqe trurin?

2 mijë 3 mijë turistë kalonin nga Greqia në Sarandë çfarë mendonin ata?Balili dhe familja e tij në fillim i kanë shërbyer Partisë Demokratike me të gjithë vota. Më vonë te e majta dhe më vonë te LSI.

-Përse ka thënë Balili se e kam me Sali Berishën?

Bëhet xheloz Berisha prandaj.

-Tani Greqia xheloz, Berisha xheloz, DEA amerikane xheloze. Ore çfarë po thua?

Po si erdhi në këtë situatë. Unë nuk e di përse u bë xheloze por unë di që DEA amerikane në çdo vend të botës nuk merret me kanabis por me droga të forta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here