Tragjike/Sulm me makinë bombë, 20 persona të vdekur e dhjetëra të plagosur

0
361

Të paktën 20 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm me makinë bombë në kryeqytetin e Kolumbisë, Bogota.

Drejtuesi i makinës, po ashtu është vrarë, dyshohet se është një  57 vjeçar. Asnjë grup terrorist ende nuk ka pretenduar se është përgjegjës për sulmin.

Presidenti i këtij shteti, Ivan Duque e ka përshkruar këtë sulm si “akt të çmendur terrorist” dhe ka shpallur tre ditë zie. Shpërthimi ka thyer dritaret e shtëpive dhe banesave që kanë qenë në afërsi.

Prokurori i Përgjithshëm, Néstor Humberto Martínez, ka thënë se në makinë kanë qenë 80 kilogramë me material shpërthyes, i cili është përdorur edhe më herët nga grupe guerile rebele të Kolumbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here