Zbardhet vrasja në Korçë, 35-vjeçari ekzekutua me plumb në kokë pas konfliktit për vendin e parkimit

0
537

 Një vrasje tronditi mbrëmjen e së enjtes qytetin e Korçës, viktimë e së cilës mbeti një i ri. Ai është Altin Balliu, një 35-vjeçar nga fshati Slabinjë i Pogradecit. Policia e Korçës thotë zyrtarisht se ka identifikuar por, ende nuk ka mundur të arrestojë autorin e ekzekutimit të Altin Balliut, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e së enjtes. I dyshuari është Olger Mustafaj, person i dënuar më herët për plagosje me armë. Sherri që përfundoi me plumba, dyshohet se nisi për parkimin e automjetit të viktimës, pasi kishte zënë rrugën dhe autori nuk kishte se ku të kalonte. Olger Mustafaj, një person me precedentë të rëndë kriminale është autori i dyshuar i ekzekutimit të Altin Balliut në Korçë. Ai është identifikuar nga dëshmitë në vendngjarje dhe është shpallur në kërkim nga policia, por mbetet ende i lirë. Rreth 20 persona të shoqëruar në Polici kanë ndihmuar grupin hetimor për të zbardhur dinamikën e ngjarjes. Autori ishte banor i lagjes ku ndodhi ngjarje dhe ishte identifikuar nga personat që kanë parë të gjithë skenën e krimit. Burime pranë grupit hetimor thonë se autori i dyshuar ishte konfliktuar me 35-vjeçarin, dhe shokët e tij për bllokimin e rrugës me makinë nga këta të fundit. Viktima ndodhej në ambientet e një lokali, ku ndodhi ngjarja duke konsumuar pije alkoolike. Pas përplasjes së ndodhur me viktimën dhe miqtë e tij, autori, i cili ishte banor i lagjes, është larguar për t’u rikthyer me pistoletë në dorë. Ai qëlloi në drejtim të personave që u konfliktua, ku plumbat kanë kapur 35-vjeçarin. Aktualisht, autoritetet policore kanë shpallur në kërkim autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje të rëndë dhe po punon për kapjen e tij. Autori kishte vetëm 1 vit që ishte liruar nga burgu. Në Prill të 2010-ës, Mustafaj tentoi të vrasë një person për larje hesapesh. Ai u dënua me 12 vite burg, por për sjellje të mirë bëri vetëm 7.

Kush është autori dhe viktima

Olger Mustafaj, autori i dyshuar, rezulton person me precedentë penale të mëparshme për vrasje dhe plagosje te rëndë dhe armëmbajtje pa leje. 34-vjeçari, Mustafa është dënuar nga drejtësia me 12 vite burg pasi 9 vite më parë tentoi të vriste bashkëmoshatarin e tij atë kohë, Majkëll Hysollin. Ky i fundit i shpëtoi për mrekulli atentatit edhe pse në drejtim të tij u qëllua me 7 plumba me breshëri automatiku teksa lëvizte me një mjet tip “Audi” me targa të huaja. Ngjarja ka ndodhur në prill të 2010, kur Mustafa ka tentuar të vrasë Hysollin për larje hesapesh. Ai u dënua më 30.11.2017 me 12 vite burg por për sjellje të mirë ka bërë vetëm 7 vite. Dënimi është ulur edhe prej gjendjes së keqe shëndetësore me 1 vit e 9 muaj pasi Mustafa është operuar dy herë. Por as kjo nuk ka qenë hera e parë që Olger Mustafa “takohet” me policinë. Ai është kapur disa herë me lëndë narkotike dhe armë pa leje, madje ka qenë edhe shkaktar i një aksidenti në fshatin Lumalas. Gjithashtu në vitin 2013 32-vjeçari, u rikthye sërish në vëmendjen e drejtësisë pasi u konfliktua në burgun e Drenovës me Aurel Nazifajn. Në këtë ngjarje të dy personat mbetën të plagosur pasi goditën njëri-tjetrin me sende të forta. Ndërsa viktima nga fshati Sabinj i Pogradecit ishte person pa precedent penal. Ai njihej nga banorët e fshatit ku jetonte si person jo problematik dhe i qetë. Altin Balliu jetonte në fshatin Slabinjë të Pogradecit dhe merrej me hapjen e puseve të ujit, siç tregon edhe në profilin e tij në rrjetet sociale.

Ngjarja

Një grup miqsh ishin ulur brenda një lokali për të konsumuar alkool. Para lokalit, gjendej makina e tyre e cila kishte bllokuar rrugën. Autori i vrasjes kërkonte të kalonte, por rruga ishte e zënë. Grupi që ndodhej në lokal bashkë me viktimën, dalin dhe zihen. Autori largohet për t’u rikthyer disa minuta më pas. Ai vjen dhe qëllon në drejtim të tyre, por plumbat kapin në kokë 30-vjeçarin, Altin Balliun duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr 10 të qytetit, që njihet ndryshe si lagjja e Francezëve. Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se autori i vrasjes, ka kaluar me makinë para lokalit ku ndodhej viktima bashkë me disa miq të tij duke pirë alkool. Autori ka gjetur rrugën e zënë nga një makinë. Në këtë moment, thonë dëshmitarët, autori ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me grushte dhe ka gërvishtur makinën që kishte zënë rrugën. Makina para lokalit ishte e njërit prej miqve të viktimës, që ndodhej brenda lokalit duke konsumuar alkool. Dëshmitarët nga vendngjarja thonë se gjatë debatit janë dëgjuar thirrjet: Kush je ti? Kush jam unë?! Ta tregoj unë… Viktima me miqtë e tij pas këtij episodi janë konfliktuar verbalisht dhe fizikisht me autorin, i cili ka hyrë në makinë dhe është larguar. Disa minuta më pas, autori është kthyer në vendngjarje me armë në dorë dhe ka qëlluar në drejtim të tyre dhe plumbi në kokë ka kapur 35-vjeçarin. Menjëherë pasi ka qëlluar, autori është larguar nga vendi ku ka ndodhur krimi. Viktima ka marrë dy plumba një në kokë dhe një tjetër në pjesën e fytyrës./Elvis MYRTA

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here