Nis greva e paralajmëruar tek Filologjiku, pedagogu Mark Marku del me një vendim: U kemi bërë thirrje edhe asambleve

0
429

Studentët dhe pedagogët e Fakulteti të Historisë dhe Filologjisë kanë nisur sot grevën e tyre të paralajmëruar që prej të ditës së premte. Ata janë vendosur në oborrin e fakulteti dhe nuk zhvillojnë mësim, pasi kërkojnë që të plotësohen kërkesat e parashtruara më herët.

Në një letër publike asambleja e pedagogëve të këtij fakulteti shprehu disa shqetësime në lidhje me VKM-të e miratuara në qeveria në fund të vitit të kaluar dhe kërkojnë që ato të rishikohen, pasi sipas tyre shkelet autonomia universitare.

Në protestë ndodhen dhe studentët të cilët prej fillimit të dhjetorit të vitit të kaluar kanë bojkotuar mësimin dhe kërkojnë plotësimin e 8 pikave nga institucionet përkatëse.

Pedagogu Mark Marku: Ne u kemi bërë thirrje edhe asambleve të tjera që do të caktojmë një ditë për të debatuar dhe vendosur, se trupa akademike është diverse dhe autonome. Do bëjmë një takim të gjithë asambleve dhe do të dalim me një qëndrim, se çfarë varet nga dispozita e gjithë asambleve, se duam të jemi për qëndrime të matura dhe të shkojnë në favor për cilësinë e arsimit të lartë në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here