Gjykata e Apelit të Durrësit, ka marrë sot vendimin për kërkesën e Shoqërisë Civile, e cila kishte ngritur padi ndaj kreut të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.
Sipas informacioneve Apeli ka vendosur që të rrëzojë këtë kërkesë të tyre dhe është shprehur se Dako nuk ka konsumuar asnjë vepër penale me rastin e ndërtimit të Velierës.
Me herët edhe gjykata e shkallës së parë kishte dal në këtë përfundim, por Shoqëria Civile e kishte ankimuar në Apel.
Veliera, projekti per sheshin para Portit te Durresit
Kujtojmë që çështja e Velirës ka më shumë se dy vite që po endet dyerve të gjykatave dhe nuk po merr zgjidhje. Disa shoqata të Shoqërisë Civile e kundërshtojnë këtë projekt, pasi sipas tyre janë shkelur disa ligje dhe dëmtohet trashëgimia kulturore.
Më herët, Prokuroria e Durrësit kishte mbyllur hetimet për çështjen Veliera dhe i kërkoi gjykatës të pushoj çështjen. Burime nga prokuroria thonë se nuk janë konstatuar shkelje procedurale.