Propozimi i Metës për Bahri Shaqirin në krye të KLSH-së, Spiropali: Nuk ka eksperiencë financiare, por ne do…

0
564

Maxhoranca duket se e ka tashmë qëndrimin e vet kundër kandidaturës së propozuar nga Presidenti Ilir Meta, për zgjedhjen e Bahri Shaqirit, në krye të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Një ditë, pasi kreu i komisionit të Ligjeve, socialisti Ulsi Manja, u deklaruar kundër kandidaturës së këshilltarit të presidentit, interesit të medias për këtë çështje i është përgjigjur sot Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka thënë se shumica i beson opinionit të Manjës.

“Opinioni i zotit Manja është në funksion të postit që ka si kryetar i Komisionit të Ligjeve. Ne kemi besim te Manja, në rastin konkret Manja përcakton faktin që kandidati duhet të ketë eksperiencë financiare, që nuk duket se nuk është marrë parasysh nga presidenti. Ne nuk kemi asgjë me Bahri Shaqirin personalisht, do ta shqyrtojë e do të veprojmë në përputhje me ligjin”- tha ajo.

Çfarë deklaroi dje Manja

Dje kreu i komisionit te Ligjeve, Manja theksoi se “Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave”. Pasi e argumenton kete, Manja thote saktesisht se “Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij”.

Reagimi i Ulsi Manjës

Presidenti IM sot dekretoi propozimin e kandidatures se Bahri Shaqirit per ne krye te KLSH . Pertej faktit te te berit pilitike , sinqerisht nuk arrij ta kuptoj pse qenka kaq e veshtire per ta lexuar shqip ne germe dhe fryme Kushtetuten e RSH ?

Kandidatura e Bahri Shaqirit per Kontrollin e Larte te Shtetit, pervecse eshte nje kandidature me profil te larte politik pasi vjen nga forumet drejtuese te LSI, ka edhe nje problem serioz kushtetues. Kushtetuta e percakton qarte si kriter te kandidatit per drejtimin e KLSH, ekspertizen ne fushen e financave. Mbase zoti Shaqiri ka punuar me financat e LSI dhe kete mund te kete pasur parasysh kryetari ne distance i LSI, Presidenti Meta, kur e ka propozuar. Por e para s’ka te dhena publike per kete aktivitet dhe e dyta edhe sikur te na i vinte ne dispozicion keto te dhena LSI-ja, prapeseprape kjo nuk do ta zgjidhte problemin kushtetues te kandidatures. Madje mund ta komplikonte ate. Natyrisht ky eshte thjesht nje opinion personal juridik, po per sa i takon Komisionit te Ligjeve e shoh realisht te pamundur driten jeshile per zotin Shaqiri. Per te cilin kam respekt per si e ka drejtuar SHISH-in ne kohen kur qeverisnin zoti Berisha bashke me zotin Meta. Nderkohe eshte shqetesues fakti se ne menyre te perseritur, per te disaten here radhazi, Presidenti Meta po manifeston nje mungese te theksuar vullneti per ta lexuar shqip Kushtetuten e Republikes se Shqiperise. Ky po qe eshte nje problem edhe me i madh se sa pamundesia per t’i dhene OK kandidatures se keshilltarit te tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here