Shokuese/ Zhduket avioni në Francë, po udhëtonte futbollisti i njohur që sapo nënshkroi me skuadrën e re të Premier Ligë

0
364

Një operacion masiv kërkimesh ka nisur mëngjesin e sotëm pasi një avion privat që po udhëtonte nga Nata në Kardif është zhdukur në kanalin anglez.

Në të ishte duke udhëtuar futbollisti argjentinas Emiliano Sala, i cili do të firmoste sot kontratën me ekipin e Kardifit pas transferimit nga klubi francez i Nantës.

Policia franceze zbuloi se avioni “Piper Malibu” është zhdukur, teksa drejtuesit e Kardifit janë shqetësuar për futbollistin e tyre, i cili vetëm pak ditë më parë arriti akordin për t’u transferuar në Premier Ligë.

Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Francë kanë nisur kërkimet për gjetjen e avionit, teksa nuk dihen arsyet e zhdukjes së tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here