Shumica e studentëve kërkojnë mësim, dekani i Drejtësisë flet mbi situatën: E di arsyen e bllokimit por s’mundem….

0
350

Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha ka folur sërish për mediat mbi situatën në këtë fakultet. “Këtë nuk mund ta them, edhe pse mund ta kem, por nuk dua ta them. Studentët e fakultetit të drejtësisë duhet ta dinë që profesorati është në detyrë për procesin mësimor. Ne nuk legalizojmë bllokimin e ambienteve. Ne kemi vijuar të bëjmë atë që kemi bërë prej kohësh, duke pasur kontakte që ndodhen në ambientet e fakultetit dhe ata që duan të zhvillohet procesi mësimor.

Sot nga takimi që pata nga një grup studentësh, që sa vjen dhe rritet, që duan të bëjnë mësim është krijuar përshtypja sikur nuk i mbështesim. Në fakt ajo që kemi bërë edhe me vendime dhe deklarata është që ne u kemi kërkuar studentëve, që nuk lënë të bëhet procesi mësimor, u kemi kërkuar, që ata duhet të bëjnë të mundur që procesi të zhvillohet. Iu kemi propozuar që të marrin ambiente nga fakulteti, por jo të bllokojnë të gjithë fakultetin.

U bëj thirrje të lenë ambientet dhe të akomodohen që edhe protesta të vijojë edhe sensibilizmi të jetë, por procesi duhet të rifillojë, i cili nuk po bëhet i mundur, pasi fakulteti është i bllokuar studentë, por edhe persona që nuk janë studentë fare, më kanë thënë se nuk di në mënyrë të sigurt. Ajo që ka ndodhur deri tani, është që është i vetmi fakultet që ambientet janë të bllokuara nga një grup studentësh dhe jo të fakultetit të drejtësisë. Unë përpara pak minutash kisha një grup të madh studentësh që ishin të irritur dhe kishin edhe vërejtje për mua dhe personelin që duhet më shumë pozicionimi ynë në raport me atë që kanë ambientet. Ne u themi studentët që kanë ambientet duhet ti lirojnë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here