Thellohet kriza, shtohet lista e të pakënaqurve/ Ish-anëtarja e kryesisë së PD-së nxjerr zbuluar Bashën: Ky ishte një turp i madh

0
415

Mes personave të tjerë që ka reaguar është edhe anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri i cili thekson se në PD nuk ka më rregulla, por vetëm pazare. Mes shumë emrave që kanë ngelur të pakënaqur, listës i shtohet edhe ish-anëtarja e kryesisë së PD, Valbona Mezini. Kjo e fundit ka hedhur kritika të forta sot në drejtim të kreut të kësaj force politike, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Mezini shkruan se Basha po e trajton PD-në, si një biznes familjar duke shitur pozicionet publike. Mezini në postimin e saj thekson se ndjen keqardhje me ish-kolegët në PD, ndërsa shprehet se “Kur ngrinim zërin brenda forumit pse shkelej statuti dhe partia trajtohet si biznes privat, askush nuk ngrinte zërin duke i sherbyer rolit te servilit , aspak ndertimit te demokracise brenda strukturave.

Ky ishte një turp i madh në rastin më të mirë dhe në rastin më të keq, ishte precedent se një ditë do të vinte rradha gjithkujt të keqtrajtohej në mënyrë denigruese.
Sot ç’po na shohin syte eshte se “okazioni” që Luli do ua krijonte disave të “goditnin” si kundërshtarë kolegët brenda partisë, po kthehet në gur për kokën e tyre !!”

Më tej, Mezini thekson se Basha po e trajton PD-në, si biznes familjar, duke shitur pozicionet publike.

“Dhe po të vazhdojë të trajtohet Partia Demokratike si biznes familjar me vendimmarrje pa kolegjialitet, pa proces votimi transparent dhe pa promovuar meritokraci, duke shitur pozicionet publike, fati i keq nuk do të ndjek më veç forumet por fat i keq do të jete për te ardhmen e shqiptarëve. Dhe pashmangshmërisht ne kete drejtim ku Nastradini i partise i ka hip gomarit mbrapsht, ajo do të kthehet në një të keqe për demokracinë, që duhet luftuar pasi ka ardh momenti për një Shqipëri të shqiptarëve.”-shkruan Mezini në postimin e saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here