Tronditet mafia italiane, arrestohet kupola drejtuese e Cosa Nostras

0
586

Qeveria dhe antimafia italiane i ka dhënë sot një goditje të fortë mafias siçiliane Cosa Nostra. Në orët e para të mëngjesit Antimafia e Palermos ka ekzekutuar urdhër arrestimin ndaj 7 personave të akuzuar si anëtarët e kupolës së re të mafias siçiliane Cosa Nostra. Mes të arrestuarve janë dy persona nga familjet e njohura mafioze; Calogero Lo Piçolo, djali i bosit Salbatore Lo Piçolo i dënuar me burgim të përjetshëm dhe Leancro Greco, nip i një prej themeluesve të Cosa Nostras, Michele Greco. Të arrestuarit po përpiqeshin t’i jepnin një jetë të re mafias Cosa Nostra, duke rikrijuar kupolën drejtuese me garancinë e mbiemrave të familjeve të tyre e nën bekimin e bosit Settimo Mineo, i cili u arrestua në dhjetor të 2018 e që konsiderohej kreu i ri i mafias siçiliane pas vdekjes së Totto Riinas. Operacioni i sotëm dhe zbardhja e emrave të kupolës së re drejtuese të Cosa Nostra u arrit falë rrëfimi të dy bosëve mafiozë të arrestuar një muaj më parë; Francesco Colleti e Filippo Bisconti, të cilët vendosën të bashkëpunonin me drejtësinë italiane. Rrëfimi i të penduarve mafiozë ka zbardhur se kupola e re e Cosa Nostras është mbledhur për herë të parë pas vdekjes së Totto Riinas në 29 maj të 2018 me qëllim rimëkëmbjen e mafias siçiliane pas arrestimeve të shumta të anëtarëve të tyre e goditjeve që ka marrë nga policia gjatë viteve të fundit. Të arrestuarit e tjerë të kupolës janë; Giovanni Sirchia në banesën e të cili u zhvillua mbledhja e kupolës,Giuseppe Serio, Erasmo Lo Bello, Pietro Lo Siço e Carmelo Cacoçiola, dy të fundit sipërmarrës të njohur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here