Tsipras: Marrëveshja e Prespës, hap historik për të gjithë Evropën

0
528

Kryeministri i Greqisë Alexis Tsipras, përmes një video ka thënë për qytetarët se ka ardhur koha që të dihet e vërteta për marrëveshjen e Prespës. Tsipras thotë se Marrëveshja e Prespës mes Shkupit dhe Athinës është hap historik për rajonin, por edhe Evropën. “Ka ardhur koha që ta mësojmë të vërtetën. Marrëveshja e Prespës është hap historik, jo vetëm për të dyja vendet dhe rajonin më të gjerë, por për të gjithë Evropën. I kemi forcuar marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe stabilitetin”, thotë Tsipras. Paralelisht, Ministria e Jashtme e Greqisë ka publikuar një tekst në të cilën u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve në lidhje me Marrëveshjen e Prespës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here