A e kalon ‘sitën’ e vettingut Altin Binaj? KPK merr vendimin për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Vlorë

0
426

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Vlorë, Altin Binaj. Seanca dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit u  drejtua nga trupa gjykuese e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Binaj e ka filluar karrierën në institucionin e Prokurorisë në Shqipëri në mesin e viteve ‘90. Ai ka mbajtur postin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Vlorës si dhe ka drejtuar prokuroritë e Fierit dhe të Durrësit gjatë viteve 2008-2013.

Në vitin 2013, prokurori Altin Binaj u emërua në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryesoi drejtorinë e hetimit të korrupsionit. Prej vitit 2016, Binaj drejton Prokurorinë e Apelit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Altin Binaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here