Zbardhet kandidatura e parë për Bashkinë e Durrësit

0
1408

Zërat për mos kandidimni e Dakos në Bashkinë e Durrësit me sa duket kanë vënë në lëvizje strukturat e partisë për të mbështetur emra të ndryshëm për pasuesin e tij.

Nga burime të brendëshme, emri më i lakuar për të marrë drejtimin e një prej bashkive më të rëndësishme në vend është ai i nënkryetarit aktual të saj, Arbër Braho. Kjo kandidaturë bëhet akoma më e besueshme jo vetëm nga përvoja e tij, për shkak të pozicionit që ka mbajtur, por edhe për reputacionin e tij si nje njeri me karrierë të gjatë në administratë dhe i papërfolur për afera korruptive. Lakimi i emrit të Brahos vjen kryesisht nga baza e partise ku ai ka mbështetje të gjerë dhe shikohet si një kandidaturë që mund të ruajë ekuilibrat brenda  strukturave të saj.

Kujtojmë se ka qenë se fundi Dako, i cili në një intervistë të tij, ka pranuar mundesinë e mos kandidimit të tij edhe për një mandat tjeter por mundësinë e angazhimit të tij në ekzekutiv.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here