Kini kujdes/ Shpërthen epidemia, 5 persona të vdekur nga gripi, mes tyre një fëmijë 2-vjeç

0
533

Pesë persona kanë ndërruar jetë si pasojë e gripit gjatë javës së kaluar.

Epidemia e gripit ka përfshirë Malin e Zi dhe mes viktimave mësohet se është edhe një fëmijë dyvjeçar.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, përveç një gruaje, për të cilën dihet se ishte e vaksinuar, të tjerët nuk kanë qenë të vaksinuar kundër gripit sezonal.

Raportohet se 386 persona me simptoma të ngjashme të gripit janë paraqitur në qendrat spitalore, numër më i lartë se një javë më parë dhe tre herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shumica e pacientëve janë të moshës 20-64 vjeç, ndërsa numri i fëmijëve të sëmurë është vazhdimisht në rritje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here