Drejtoresha e re e ARRSH, merr vendimin e papritur: Sot do ja paraqes edhe ministres Balluku

0
766

Ish-ministrja Sonila Qato, e cila tashmë është në krye të ARRSH-së nëpërmjet nj deklaratë për mediat ka njoftuar se institucioni që ajo drejton ka skualifikuar të gjitha firmat që kanë konkurruar për projektin e “Unazës së Madhe”.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave u ka ofruar të gjitha kompanive s ‘kualifikimin e ofertave të paraqitura. Sot do i paraqes ministres Balluku një proces transparent. Kompanitë janë partnere të ARRSH dhe dialogu dhe transparenca do jetë parësore.  Kompanitë kanë të drejtën të ankimojnë”- tha Qato.

Ndërkohë e pyetur nga gazetarët për këtë vendim Qato ka thënë se jna në arsye të brendshme, gjithashtu bëri me dije se të gjitha ofertuesit kanë të drejtë ta ankimojnë çështjen nëse nuk janë dakord me këtë vendim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here