Kryeministri shkarkon ministrin e Listës Serbe

0
633

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo është shkarkuar sot nga detyra me vendim të kryeministrit, Ramush Haradinaj. Këtë  e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”, ku e falenderon për bashkëpunimin ministrin në fjalë. Rikalo ishte përfaqësues i Listës Serbe në qeveri. “Sot kam marrë vendim dhe kam liruar nga detyra Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Zotit Rikalo i shprehi falënderim për bashkëpunim gjatë kohës sa ishte aktiv si ministër në Qeverinë e Kosovës. Në proceset politike para vetes, do të respektoj angazhimin e secilit. Ministri Rikalo ishte ministër i respektuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Bashkëpunimi me përfaqësuesit e të gjitha komuniteteve dhe përfaqësuesit e komunitetit serb, do të vazhdon palëkundur” thuhet në postimin e Haradinajt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here