Kreu i Vetëvendosjes tregon për darkën e mbrëmshme të zhvilluar mes Haradinajt dhe Thaçit: Kosova në zgjedhje të parakohshme

0
436

Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka qenë sot në Fakultetin e Shkencave Sociale, për të përkrahur studentët, që tashmë janë në protestë prej disa muajsh.

Në një prononcim për mediat pas takimit, Kurti komentoi edhe darkën e mbrëmshme të zhvilluar mes Haradinajt dhe Thaçit, nën kujdesin e Edi Ramës, ku tha se nuk mendon se zgjidhja e problemeve mund të vijë nga takime të tilla informale.

Kurti u shpreh më tej se Kosova mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme, dhe qeveria e fryrë Haradinaj duhet të shkoj në shtëpi.

‘’Taksa e mallrave e vendosur ndaj Serbisë nuk ka qenë e mirëmenduar, por tashmë nuk duhet të hiqet. Në vitin 2006 bëmë fushatë kundër produkteve serve.

Ne angazhohemi për reciprocitet me Serbinë, por Serbia nuk e bën një gjë të tillë, ndaj taksa të mbetet aq më tepër që ne nuk eksportojmë asgjë në Serbi”, tha Kurti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here