Manastirliu jep lajmin e mirë për të gjithë: Tashmë është falas!

0
448

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend, në Ditën Botërore kundër kancerit ka dhënë një lajm të mirë për të gjitha gratë.

“Programi kombëtar i depistimit të kancerit të qafës së mitrës ka nisur të zbatohet me trajnimin e mjekëve të familjes dhe infermierëve në të gjithë vendin dhe brenda muajit Mars, nis kryerja e analizës HPV falas për gratë”, tha ministrja.

Testi HPV do të kryhet falas për rreth 16 mijë gra në vit, të cilat do të ftohen të bëjnë testin pa pagesë pranë qendrave shëndetësore, me qëllim identifikimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të qafës së mitrës.

Ministrja Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se është ulur barra e sëmundshmërisë dhe Qeveria ka rritur financimin publik me 43.3 %, krahasuar me 5 vite më parë, kur pagesat nga xhepi peshonin nga xhepat e qytetarëve.

“Tre programe parandalimi për tumoret që sot ofrohen në nivel kombëtar (Kontrolli Mjekësor Bazë, Programi i depistimit të kanceri të gjirit dhe programi më i ri, i depistimit të kancerit të qafës së mitrës, kanë sjellë një ulje të rasteve të vdekjeve që lidhen me tumoret, duke konfirmuar trendin e njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Europian”, tha Manastirliu.

Rreth 16 mijë gra kanë përfituar falas mamografinë gjatë vitit 2018, ose dy herë më shumë se në vitin 2017.  Ndërsa nga Kontrolli Mjekësor Bazë, janë kryer mbi 1.3 milion analiza për depistimin e kancerit kolorektal.

Ministrja Manastirliu u shpreh se është përmirësuar ndjeshëm edhe trajtimi me barna për të sëmurët me kancer.

“Për sëmundjet tumorale financojmë sot mbi 2.5 herë më shumë barna nga lista e barnave të rimbursueshme, ndërsa është rritur me afro 2 herë mbulimi me barna imunoterapeutike në spitale. Sot është fakt se mbulojmë 100% trajtimin e kancerit të gjirit për gratë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu deklaroi në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvend se janë mbi 10 milion euro të investuara nga qeveria në pajisje diagnostikuese dhe trajtimin e tumoreve.

“Me vendosjen e akseleratorit të ri linear në QSUT, mundësojmë sot shërbimin radioterapik edhe për fëmijët e prekur nga tumoret dhe kemi ulur radhët e pritjes me 3 herë për pacientët që kryejnë radioterapi”, deklaroi Manastirliu.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here