Britania çon aeroplanmbajtësen në Paqësor: Të tregojnë fuqi reale ndaj Moskës e Pekinit

0
405

Ministri britanik i Mbrojtjes Gavin Williamson tha sot se Britania duhet të tregojë “fuqi të ashpër” kundër Moskës e Pekinit teksa njoftoi hapjen e bazave të reja dhe dërgimin e aeroplanmbajtëses së vendit në oqeanin Paqësor. Moska i quajti komentet të parandësishme ndaj realitetit, dhe që kanë si qëllim sigurimin e buxhetit nga misnitria. Në fjalimin etij në institutin ushtarak në Londër, minitsri akuzoi Moskën se po përdor fuqinë e saj “të ringjallur” për të vënë nën orbitë shteteve të vogla ish-sovietike si Gjerogjia dhe Ukraina, ndërsa tha se aeroplanmbajtësja Queen Elizabeth do të zhvendoset në Detin e Kinës Jugore për të siguruar të drejtat e lundrimit të lirë. Rusia tha se komentet e Williamson ‘tërësisht të pavenda” por gjithsesi shqetësuese nga ana ushtarake.  “Sigurisht që është e leverdishme të frikësohet shoqëria nga i ashtuquajturi ‘kërcënimi rus’, për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme e të jashtme me të cilat Britania përballet sot. Duke përshkruar vendin tonë si ‘agresor’ ai kërkon të zgjerojë buxhetin shtetëror për kompleksin ushtarako-industrial të Britanisë”,tha ambasada e Londrës. Williamson, tha e Britania do të ndërtojë baza në Lindjen e Mesme dhe në Karaibe për të treguar se Britania është “faktor i vërtetë global” pas daljes nga BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here