Dëshmitë rrëqethëse nga aksidenti tragjik me 14 të vdekur: Nxora 4 kufoma nga autobusi, s’mendova se…

0
396

Dëshmi të shumta raportohen në media të njerëzve që tregojnë detajet e aksidentit tragjik ku humbën jetën 14 persona në autostradën Shkup-Tetovë.

Viktima e 14-të u konfirmua në mesnatë, pasi i plagosuri nuk mundit t’i mbijetonte plagëve të rënda. Mediat fqinje raportojnë se, vetëm dy të plagosur janë në gjendje kritike dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre.

Sot dhe nesër, më 14 dhe 15 shkurt u shpall ditë zie në Maqedoni, ndërsa Gostivari do mbajë zi tre ditë.

Në rrjetin social Twitter, një dëshmitar tregon se me duart e tij i ka nxjerrë trupat e të vdekurve nga autobusi i cili u përmbys.

“Me duart e mia kam nxjerrë 4 trupa dhe 2 të plagosur nga aksidenti në Karpalak. Në momente të tilla nuk mendon nëse është një shqiptar, një maqedonas, apo një rom, në momente të tilla një person tregon se si ai është njeri … “, tregon historinë dëshmitari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here